BOTA

“Kthehet pas me shpejtësi e përplaset”/ Dalin pamjet nga momentet e fundit të teleferikut në Itali ku humbën jetën 14 persona

20:30 - 16.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat italiane ditën e sotme kanë bërë publike pamjet e aksidentit të teleferikut në Mottarone, Itali ku humbën jetën 14 persona mes të tyre dhe fëmijë.




Ngjarja e tmerrshme ndodhi më 23 maj dhe shkaktoi vdekjen e 14 personave, mes të cilëve disa ishin fëmijë. Nga aksidenti mbijetoi vetëm një fëmijë 5 vjeç.

Videoja e aksidentit në Mottarone është pjesë e dosjes së hetimit dhe lejon të sqarohet dinamika e saktë e incidentit vdekjeprurës. Pamjet e shpërndara sot në media janë regjistruar nga një kamera sigurie në një nga kullat e teleferikut.

Sic e shihni dhe në video kabina e teleferikun me 15 persona në bord ishte duke iu afruar stacionit të mbërritjes në Mottarone kur papritur kthehet pas më një shpejtësi të madhe derisa përplaset e më pas rrëzohet.

Në pamje mund të shihet edhe operatori i stacionit që largohet me shpejtë dhe thërret për ndihmë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.