AKTUALITET

Pas zgjedhjes se Bashës në krye të PD-së, mblidhet Kryesia dhe thirret Kuvendi Kombëtar, ja çfarë do të diskutohet

21:34 - 16.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryesia e Partisë Demokratike pritet që të mblidhet ditën e premte. Lajmi është bërë i ditur nga burime për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Osman Stafa.




Ky i fundit ka siguruar mesazhin që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Mësohet se mbledhja është parashikuar që të mbahet në orën 11:00.

Ndërkohë që Bardhi ka zbuluar edhe diskutimet e rendit të ditës, miratimi i metodologjisë së analizës për maskrën zgjedhore të 25 Prill si dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021.

Kujtojmë se Kryesia mblidhet për herë të parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

 

NJOFTIMI I BARDHIT

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.

Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.