Bota

Akuza për korrupsion, prokurorët kërkojnë burg për ish-presidentin Nicola Sarkozy

19:35 - 17.06.21 Gazeta Shqiptare

Prokurorët francezë kanë kërkuar një dënim me gjashtë muaj burg, për ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.



Mediat e huaja shkruajnë, se prokurorët, nuk kanë dhënë komente mbi këtë vendim.

Kujtojmë që ditën e martë, ish-presidenti, mohoi akuzat në gjyqin rreth financimit të paligjshëm në fushatën e vitit 2012, ku ai nuk doli fitues. Sarkozy, pretendoi se shpenzimet e kryera nuk ishin përgjegjësi e tij.

Megjithatë, nga krahu tjetër, prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara sipas ligjit zgjedhor për fushatat, duke shtuar, se për të fshehur koston, ish-presidenti punësoi një agjenci që trajton çështjet e marrëdhënies me publikun.

Kujtojmë se në hetim, po shqyrtohen edhe akuza të tjerë të Sarkozy, ku ky i fundit dyshohet se ka marrë pagesa të paligjshme nga biznesmeni Liliane Bettencourt gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në 2007.

Vlen për t’u përmendur se emri i Sarkozy u lakua në mediat vendase ditën e djeshme, pasi ai priti në shtëpinë e tij në Paris kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilën ruan marrëdhënie shumë të mira.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.