Kronikë

Akuzohen për vrasjen e vëllezërve Haxhia, si ranë dy bashkëpunëtorët në përgjimet e SPAK

11:49 - 17.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të tjera dalin në dritë nga arrestimi i dy bashkëpuntorëve Besjan Xhixha e Enver Diva për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka rënë në gjurmët e dy bashkëpuntorëve falë dëshmisë së Klevis Allës dhe ata janë përgjuar për disa kohë.




Rezultoi se ata janë kontaktuar nga Nuredimin Dumani e Talo Çela që ishin në kërkim për atentatin. Xhixha e Diva ishin kontaktuar nga dy personat e sipërpërmendur për të kryer atentatin e Besmir Haxhisë në këmbim të një pagese. Dy personat kishin rënë dakord për të kryer krimin, por ditën e ngjarjes një prej tyre doli me COVID-19.

Atë ditë dy bashkëpuntorët patën debate të forta me Nuredin Dumanin i cili më pas u detyrua të dalë vetë në terren e të vrasë vëllezërit Haxhia 27 prillin e 2020 së bashku me Talo Çelën, Klevis Allën e Altin Ndocin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.