Kronikë

Nga djegia e makinave të ish-kreut të policisë te trafiku i drogës, si u zbulua banda në Tiranë

12:06 - 17.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje të reja nga goditja e grupit të trafikut të drogës në Tiranë, ku u arrestuan 12 persona dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se gjithçka ka nisur rreth një vit më parë, ku policia ka marrë një denoncim nga ish-drejtori i Policisë së Beratit, Shkëlqim Kokonozi, për djegien e dy makinave.




Menjëherë grupi hetimor ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes, ku ka identifikuar shtetasit Deivid Shuaipi dhe Arnaldo Çiçaj. Por, policia në grumbullimin e pamjeve filmika, ka zbuluar se këta persona merreshin edhe me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Për këtë arsye, policia e shtriu hetimin edhe për trafikun e lëndëve narkotike, duke përdorur edhe dronë e vëzhgim në terren me agjentë, prej ku zbulua edhe personat e tjerë të implikuar në trafikun e drogës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.