BOTA

Sulmohet për vdekje nga vetë tigri, kujdestari i cili kujdesej për të

18:50 - 17.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kujdestar kafshësh është copëtuar për vdekje nga një tigër në një park të kafshëve predatore në Afrikën e Jugut, kur gardhi elektrik që e rrethonte u fik për arsye mirëmbajtjeje.




Jasper, një tigër agresiv siberian, kaloi gardhin 4 metra të lartë kur energjia ishte fikur, dhe sulmoi 52-vjeçarin David Solomon, në anën tjetër të tij.

Kur David pa i tmerruar kafshën 300 kilogramëshe që vraponte drejt tij, dëshpërimisht u përpoq të ngjitej në një tjetër gardh, por kafsha e tërhoqi poshtë.

Jasper vrau David me disa kafshime, teksa ekzaminimet tregonin se kishte thyer qafën e kujdestarit kur e tërhoqi poshtë gardhit.Ngjarja ndodhi në parkun Seavieë Predator pranë qytetit Port Elizabeth të mërkurën.

Një tjetër zëdhënës i parkut tha se gardhet elektrike që ndanin rrethimet ku jetonin tigrat siberianë Jasper e Jade ishin duke u riparuar kur Jasper kërceu
jashtë.David kishte shenja kafshimesh por Jasper i kishte thyer qafën atij kur e tërhoqi poshtë gardhit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.