Kronikë

Vdekja e Fridman Xhaferraj/ Prokuroria e Korçës: 25-vjeçari u vra për larje hesapesh dhe u hodh në rezervuar

11:27 - 17.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Korçës ka arritur në përfundimin se 25-vjeçari Fridman Xhaferraj është vrarë dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit. Sipas prokurorisë, Xhaferraj është larguar nga shtëpia në datën 22 maj, një ditë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.




Në datën 23 maj policia ka shkuar në shtëpinë e 25-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, por nuk e ka gjetur.

I vëllai i ka deklaruar policisë se Fridman është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë. Burime të prokurorisë i thanë gazetares së “BalkanWeb”, Lorena Kodra, se 25-vjeçari është vrarë për larje hesapesh. Shkak për vrasjen dyshohet të jenë konfliktet e mëparshme të viktimës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.