AKTUALITET

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi në sy të foshnjës, një tjetër detaj implikon bashkëshortin e saj në krim: E reja kishte kërkuar divorcin, po mendonte…

20:34 - 17.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër detaj ka dalë në dritë nga krimi që tronditi Greqinë. Të gjitha hetimet e deritanishme, implikojnë bashkëshortin e 20-vjeçares Caroline në krimin e rëndë.




Pak më parë, u raportua se policia e ka mbështetur pretendimin e saj në tre të dhëna, orën biometrike, kamerën e sigurisë, por edhe mesazhet telefonike që viktima ka shkëmbyer me të shoqin pak para se të ndërronte jetë.

Por sakaq, mediat greke kanë publikuar një tjetër detaj, që i jep akoma më shumë kuptim implikimit të të shoqit në vrasje.

Sipas tyre, Caroline, kishte kërkuar divorcin nga i shoqi, e po mendonte të rikthehej në shtëpi te familja e saj në Alonissos, së bashku me vajzën e vogël. Të gjitha këto, Caroline ia ka treguar pak ditë para vdekjes një mikut të saj.

Ky i fundit, sipas mediave i ka depozituar në polici këto të dhëna, por deri para ditës së sotme, efektivët nuk i kanë konsideruar në cilësinë e provave.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.