AKTUALITET

Zbulohet kushti/ Parlamenti i Holandës votoi pro nisjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë, por kërkon përfshirje në misionin e monitorimit

20:21 - 17.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Parlamenti holandez ka votuar pro hapjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duke miratuar një mocion të hartuar nga dy deputetë holandezë, Kaminga dhe Amhaouch.




“Shqipëria së fundmi ka bërë përparim në çështjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian duke vënë në dukje se fillimi i negociatave të pranimit për Shqipërinë është vetëm fillimi i një proces të gjatë reformash”, -thuhet në mocion.

Gjithë procesi thekson mocioni duhet të ketë si kusht mbikëqyrjen e vazhdueshme të progresit të Shqipërisë nga komisioni evropian, ku të sigurohet përfshirja e Holandës me përfaqësues të saj që do të raportojnë çdo vit në parlamentin holandez, sidomos në veçanti për çështjet e bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit. Ndërkohë një mocion tjetër që kërkonte të mos merreshin hapa të mëtejshëm për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE u rrëzua nga deputetët holandez.

Më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku Unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.