Kronikë

Armë zjarri e municion luftarak, arrestohet 26- vjeçari në Tiranë

14:05 - 18.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.




Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit ku 26-vjeçari M.H., ishte punësuar si administrator dhe magazinier, forcat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Forca e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-M.H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e  lokalit ku ky shtetas ishte i punësuar si administrator dhe magazinier, kanë gjetur  dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.