Kronikë

GJKKO konfiskon pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij me vlerë mbi 82 milionë lekë

12:29 - 18.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Moisi Habiajt dhe familjarëve të tij.Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se vendimi është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.




“BalkanWeb” sjell më poshtë pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, ku rezultojnë të jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.

Moisi Habilaj akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa sipas GJKKO, pasuria e konfiskuar kap vlerën e 82 440 285 (tetëdhjetë e dy milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë të reja, të ndodhura në Vlorë.

1 2
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.