Kosova

Gripi i shpezëve në Kosovë, zbulohet numri se sa pulari janë prekur

21:45 - 18.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tridhjetë e gjashtë ferma të pulave janë prekur nga gripi i shpezëve që u paraqit në Kosovë. Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë thënë se të gjitha këto ferma janë ekonomi familjare e që kanë fond të vogël të shpezëve.




Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që nga rasti i parë i paraqitjes së dyshimeve për prezencën e gripit të shpezëve në Kosovë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform udhëzimit administrativ për luftimin e kësaj sëmundje.

Menjëherë është krijuar shtabi i krizës. Përmes Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve janë duke u koordinuar aktivitete, ndërsa veprimet operative në teren janë duke ekzekutuar nga inspektorët Veterinar të AUV-së, kanë bërë të ditur nga AUV.

Pas identifikimit të këtyre rasteve, janë kryer hulumtimet diagnostike, merren mostrat dhe testohen, fermat që dalin pozitiv asgjësohen, në mënyrë që parandalohet përhapja masive.

Prandaj, sugjerojmë që konsumatori të ketë kujdes gjatë furnizimit me mish të shpezëve dhe vezë. Furnizimin me mish të shpezëve ta bëhet vetëm nga operatoret ekonomik te aprovuar dhe regjistruar ,në marketet dhe dyqanet e autorizuara dhe jo në tregjet e kafshëve ku therja ndodh aty për aty nga operatorë ilegal”, kanë theksuar nga AVU në Kosovë.

Ndërsa rasti i parë i konfirmuar me gripin e shpezëve në Kosovë është bërë publike me 29 maj 2021 në një njoftim nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.