Kronikë

Theu urdhrin e mbrojtjes dhe ushtroi dhunë fizike ndaj vëllait, arrestohet 49-vjeçari në Tepelenë

11:13 - 18.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij 48-vjeçarit H. Ç.




Policia bën me dije se 49-vjeçari gjithashtu ka thyer edhe urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në  Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin Q. Ç., 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit H. Ç, 48 vjeç, banues në Vlorë, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.