Kronikë

Aksident në aksin Elbasan-Bradashesh, përplasen ‘kokë më kokë’ dy automjete ,dy të lënduar

15:38 - 19.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur në Elbasan-Bradashesh mesditën e sotme. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën për shkak të shpejtësisë së lartë.




Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, një me gjymtyrë të thyera dhe një tjetër 15-vjeçare.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Fatmir Popja dallohet se aksi Elbasan-Bradashesh është bllokuar plotësisht. Dy autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes teksa dallohet se një prej automjeteve ka mbetur në mes të rrugës, kurse tjetri ka përfunduar anës saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.