Kronikë

Arrestohet 22-vjeçari pasi aksidentoi të moshuarën italiane në Durrës/Akuzohejedhe për 2 vjedhje(EMRI)

16:37 - 19.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 22-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi 4 ditë më parë aksidentoi një të moshuar italiane.




74-vjeçarja shpëtoi pas mjekimit të marrë në spital ndërkohë që autori Endri Zaja, ishte shpallur në kërkim si autor kryesor i dy vjedhjeve.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Aksidentoi një shtetase më datë 15.06.2021, dhe u largua, bie në prangat e Policisë autori i dyshuar.

Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si autori kryesor i  2 vjedhje në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Polcisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një pune intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas më datë 15.06.2021, në lagjen nr.11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen italiane A. G., 74 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetësja A. G., pas mjekimit të marë në spital është larguar në banesë.

Në vijim të veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas është autor  i 2 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare.

Më datë 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. Z., do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Vjedhja”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.