LIFE STYLE

Ja metoda që duhet të përdorni për të hequr pikat e zeza

17:31 - 19.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse shumë prej jush nuk duan ta pranojnë, pasqyra nuk ju gënjen dot: pikat e zeza gjenden kudo në fytyrën tuaj, në ballë, në hundë, në mjekër e mbi buzë, dhe duket sikur çdo gjë që bëni është e kotë pasi nuk zhduken kurrë plotësisht. Trajtimi me avull mund të jetë një zgjidhje provizore, por kur mendoni që gjatë tij shumë estetistë zgjedhin të shtypin me duar pikat e zeza ndoshta duhet ta mendoni edhe një herë të dytë këtë ide.




Para së gjithash duhet të dini përse krijohen ato: pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët. Në artikullin e mëposhtëm Living do ju tregojë një mënyrë shumë interesante dhe efektive, si dhe pa kurrfarë kostoje që ndihmon në heqjen e tyre.

Përbërësit që ju duhen janë: ujë i filtruar, një peshqir sodë buke, pastë dhëmbësh dhe një furçë e vjetër dhëmbësh me qime të butë. Për më tepër ndiqni videon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.