AKTUALITET

Raporti mjeko-ligjor nxjerr detaje tronditëse mbi vdekjen Caroline, luftoi për disa minuta…

13:23 - 19.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrëqethëse janë detajet që dalin në dritë në lidhje me krimin në Glyka Nera dhe mënyrën se si piloti veproi për të vrarë gruan e tij, Caroline. Sipas raportit mjeko-ligjor, “për rreth gjashtë minuta vajza 20-vjeçare luftoi për të jetuar”, siç dëshmohet nga ora inteligjente, që regjistroi pulsin e vajzës fatkeqe atë natë fatale.




“Caroline ishte në gjumë kur piloti 33-vjeçar e mbyti atë, sipas rrahjeve të saj të zemrës të regjistruara nga ora inteligjente. Vdekja e saj ishte tragjike dhe nuk ndodhi menjëherë”,, thuhet në raportin mjeko-ligjor të publikuar sot nga mediet grek.

Raporti mjekësor dëshmon se nga impulset e regjistruara në orën inteligjente, nga 1:41 në 3:51 më 11 maj 2021, Caroline duket se ka qenë në gjumë. Në 4:05 pulsi rritet me rreth 50 për 100, ku sipas ekzaminuesit mjekësor, procesi i mekanizmit të vdekjes duket se ka ndodhur nga 4:05 në 4:11. Në orën 4:11 është regjistrimi i fundit i orës inteligjente, një fakt që tregon se atëherë ndodhi vdekja. Nga nekopsia dhe autopsia, ekzaminuesi mjekësor arrin në përfundimin se procesi i vdekjes zgjati në të vërtetë disa minuta, që do të thotë se vdekja nuk ishte e menjëhershme.

Eksperti mjekoligjor, që ka bërë analizën, është shprehur se “menjëherë sapo pashë orën në dorën e viktimës, e dija se ajo regjistron të gjithë parametrat jetësorë, përfshirë këtu aktivitetin kardiak. U kërkova që ta hiqnin orën nga dora dhe ta dërgonim në laborator për ekzaminim”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.