LIFE STYLE

“Zonja e rëndë” e zodiakut, bëjini mirë llogaritë nëse lidheni me një peshore!

14:55 - 19.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Peshorja është  shenja më sociale e horoskopit. Por pavarësisht paqes dhe harmonisë që i karakterizon, duhet të dini se çfarë ju pret nëse dashuroheni me persona të kësaj shenje.




1 – Janë të pavendosur: Nëse i kërkoni diçka, mos u habisni nëse përgjigjen e merrni pas 1 ose dy javësh, ose edhe nëse e merrni më shpejtë, përgatituni që të ndryshojnë mendje. Peshoret nuk janë të mira për të marrë vendime, dhe kjo për shkak të analizës së detajuar që u bëjnë gjërave. Mos u varni prej tyre kur vjen puna te vendimet.

2 – I urrejnë konfliktet: Peshoret janë shumë shenjë paqësore, dhe konfiktet janë diçka që ata përpiqen me çdo kush ta shmangnin. Nëse shohin një situatë të tensionuar, Peshoret janë ata që bëjnë hapin e parë për të qetësuar situatën. Kjo madje edhe kur nuk janë pjesë e konfliktit. Me ta flisni gjuhën e paqes, pasi në të kundërt do ju tregojnë derën.

3 – Janë detajistë të tmerrshëm: Një Peshore nuk mjaftohet kurrë me pak. Ata duan të përfshihen kudo. Sigurisht në gjërat që i interesojnë. Ata duan detaje, fakte, çdo gjë për të cilën mendoni se është e parëndësishme për Peshoret është e kundërta.

4 – Janë flirtues të lindur: Peshoret janë gjithmonë duke flirtuar, madje edhe kur janë në një marrëdhënie. Mos u shqetësoni, janë besnik por flirtin nuk e shmangin dot. Janë aq të mirë në flirt, sa e bëjnë pa vetëdije. Por nuk tradhëtojnë asnjëherë pasi i dinë limitet.

5 – Janë dëgjues të shkëlqyer: Sa herë që të keni probleme, Peshorja di të jetë dëgjuesi më i mirë. Është fat i madh të keni një partner të tillë në krahë, pasi jo vetëm që do t’ju dëgjojë me vëmendje, por do dijë të mbajë edhe ritmin e gjërave tuaja. Këshillat intuitave të Peshoreve janë padyshim të vlefshme, kështu që vërjani veshin gjithmonë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.