AKTUALITET

Detaje nga përdhunimi i shqiptares në Greqi, flet dëshmitarja: E gjeta gjysmë të zhveshur, të dhunuar..

09:56 - 21.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përdhunimi që iu bë një ditë më parë, një 50-vjeçareje shqiptare në Athinë.




Një grua, e cila ka parë të gjithë ngjarjen, ka rrëfyer në polici momentet e para kur është ndeshur me gruan nga Shqipëria.

“E gjeta gjysmë të zhveshur, me fytyrë të deformuar nga rrahjet. Ajo ishte strukur, ishte në gjendje të rëndë psikologjike”, mësohet të ketë thënë gruaja.

Kujtojmë që 50-vjeçarja shqiptare, ishte duke pastruar në një pallat, kur një i ri nga Bullgaria, e tërhoqi me forcë në apartamentin e tij. Ai për orë të tëra e ka përdhunuar gruan, duke i shkaktuar dhe dëmtime të rënda në trup.

Aktualisht gruaja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa mësohet, se autori i dyshuar është ende në kërkim nga policia. Efektivët janë duke hetuar të gjithë pistat, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në përdhunim të jenë përfshirë më shumë se 1 person.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.