Kronikë

Iu gjet kanabis në shtëpi, arrestohet 27-vjeçari në Patos

10:05 - 21.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 27-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu për kultivim të lëndëve narkotike.




Burimet zyrtare bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi E. H, 27 vjeç, banues në Patos. Policia njofton se gjatë kontrolleve në banesë, të riut iu gjetën sasi të konsiderueshme droge.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet masive të territorit nga shërbimet e Policisë, për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. 

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori. 

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga toka dhe monitorimi nga ajri me dronë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore për një shtetas që dyshohej se kishte lëndë narkotike në banesë, është organizuar puna për kapjen e tij. 

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa. Po në bazë të koordinatave, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tij, në fshatin Çorrush, Mallakastër, u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë të dyshuar cannabis sativa. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.