AKTUALITET

Manastirliu: Vetëm 3 të shtruar në Infektiv, të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë

10:16 - 21.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shkruan se të dhënat epidemiologjike si rastet ditore të ulëta apo ulja e vazhdueshme e rasteve aktive janë premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë.




Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se vetëm 3 pacientë janë të shtruar aktualisht në spitalin Infektiv.

Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”,shkruan Manastirliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.