Kryesore

Rreziku nga variant indian/ OBSH: Nuk ka nevojë për një dozë ekstra të vaksinës

20:06 - 21.06.21 gsh

Ndërkohë që disa qeveri dhe zyrtarë të farmaceutikës përgatiten për një dozë përforcuese të Covid-19 që synojnë variantet më infektive të virusit, autoritetet shëndetësore thonë se është shumë herët për të treguar nëse do të kërkohen.



“Ne nuk kemi informacionin e nevojshëm për të rekomanduar nëse do të jetë i nevojshëm një përforcues.”,- tha Soumya Sëaminathan, shkencëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Një thirrje e tillë është e parakohshme, në një kohë kur personat me rrezik të lartë në pjesën më të madhe të botës nuk kanë përfunduar akoma kursin e parë të vaksinimit, tha Sëaminathan.

Dozat përforcuese kundër Covid-19 me shumë mundësi do të fillojnë të bëhen në Mbretërinë e Bashkuar në vjeshtë për të shmangur një tjetër rritje infeksionesh gjatë dimrit. Shtatë vaksina të ndryshme po testohen te vullnetarët në Angli, në studimin e parë në botë, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock muajin e kaluar.

Britania e Madhe, e cila ka inokuluar një pjesë të madhe të njerëzve në krahasim me çdo vend tjetër të pasur në botë është detyruar të vonojë heqjen e kufizimeve pasi po rikthehen shifrat e larta të infektimeve si pasojë e variantit indian, Delta, i cili është më infektivi deri më tani.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.