Shëndet

Sekreti për të humbur peshë qëndron tek vakti i mëngjesit

10:19 - 23.06.21 gsh

Hani një mëngjes të bollshëm për të mbajtur larg kilogramët e tepërt. Kështu pretendon studiuesja amerikane, Daniela Giakoumpovits nga Universiteti i Komonuelthit të Virxhinias. Sipas saj, një mëngjes i vogël mund të stimulojë urinë, gjë që mund t’ju bëjë të hani më shumë ushqime snacks gjatë ditës.



Në studim, gratë pjesëmarrëse u ndanë në dy grupe: i pari ndoqi një dietë me pak karbohidrate me një qëllim prej 1 028 kalori në ditë, ndërsa i dyti ndoqi një dietë të pasur me karbohidrate dhe 1.240 kalori në ditë. Gjatë katër muajve të parë, anëtarët e grupit të parë kishin humbur mesatarisht 13 kg, ndërsa anëtarët e grupit të dytë kishin humbur rreth 10 kg.

Por, këto rezultate shpejt u kthyen mbrapsht: pas tetë muajsh gratë e grupit të parë kishin fituar përsëri 8 kilogramë në krahasim me ato të grupit të dytë që vazhduan të humbnin peshë. Studiuesja zbuloi se pjesëmarrëset në grupin e dytë kishin humbur 18 kg deri në fund të eksperimentit, i cili korrespondonte me 20 përqind të peshës së tyre trupore, në dallim nga ata të grupit të parë, të cilët kishin humbur më pak se 5%.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.