SHËNDET

5 sekrete për t’u dukur bukur nga mëngjesi në mbrëmje

09:14 - 28.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sytë e fryrë dhe rrathët e zinj janë vetëm disa nga shenjat që vini re kur ndiheni të lodhur. Përgjegjësitë e shumta në punë, stresi dhe ankthi janë disa nga arsyet që ji kanë bërë të dukeni të dëshpëruar. Kjo reflektohet drejtpërdrejt me lëkurën.




Nëse marrim parasysh dhe “sulmet” e mjedisit në lëkurë, neglizhencën që tregojmë ndaj kujdesit për lëkurën, atëherë gjërat përkeqësohen. Për këtë arsye, duhet të ndiqni disa rregulla.

– Natën, para se të shkoni në shtrat, ndiqni me besnikëri rutinën tuaj të bukurisë. Sigurohuni që produktet që përdorni të kenë një efekt të thellë hidratues dhe anti-plakje. Mos harroni se natën lëkura ka aftësinë të thithë, madje edhe në shtresat e saj më të thella, të gjithë përbërësit që kemi aplikuar në të.

– Lani fytyrën shumë mirë. Nëse jeni në modalitetin e telepunimit, mendoni se lëkura nuk ka nevojë për një pastrim të mirë. Atmosfera ka ndotës, të cilët grumbullohen në lëkurë. Kështu që, asnjëherë nuk e neglizhoni pastrimin në mbrëmje.

– Mos harroni kremin e syve. Nëse ka një pikë ku lodhja reflektohet plotësisht, ato janë sytë. Kështu që investoni në një krem ​​me vitaminë C ose retinol dhe mos e harroni kurrë!

– Bëni eksfolion dy herë në javë. Nëse vini re se lëkura duket e lodhur, urgjentisht keni nevojë për një pastrim. Kjo do të eleminojë qelizat e vdekura dhe do t’i japë lëkurës shkëlqimin e duhur.

 – Merrni frymë thellë. Frymëmarrjet e thella, pak para se të shtriheni në shtrat, do të ndihmojnë që lëkura juaj të pushojë shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.