SHËNDET

Njihuni me tri metodat kryesore që kurojnë dhimbjet e mesit

13:33 - 28.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhimbja e mesit në pjesën e poshtme përshkruhet si një dhimbje e menjëhershme, e fortë dhe persistente ose si një dhimbje e topitur, që ndihet në pjesën e poshtme të mesit. Ajo është e zakonshme dhe prek pjesën më të madhe të njerëzve gjatë jetës së tyre.
Në shumicën e rasteve fillon krejt papritur e shkaktohet nga një tërheqje muskulore, që vjen si rezultat i një pune të rëndë fizike, lëvizje të sforcuar, gjatë një sforcimi me ngritje peshe ose lëvizje e pakontrolluar, rrotullimi të trungut e më rrallë pas një rrëzimi, por dhe pas një qëndrimi të gjatë, të papërshtatshëm në këmbë ose ulur. Kushte të tjera që shkaktojnë dhimbjen e mesit janë stenoza spinale, artriti {osteoartriti}, infeksionet spinale (osteomielitis), tumoret spinale dhe frakturat vertebrale. Pothuajse të gjithë do të përjetojnë dhimbje mesi në një pikë në jetën e tyre.
Kjo dhimbje mund të varijojë nga e lehtë në të rëndë. Ajo mund të jetë për një kohë të shkurtër ose afatgjatë. Mirëpo dhimbja e mesit mund të shkaktojë vështirësi për të bërë shumë aktivitete të përditshme. Njohja e shpinës dhe se si ajo punon mund të ndihmojë të kuptohet pse personi ka dhimbje mesi. Shpina është e përbërë nga eshtra të vogla, të quajtura rruaza, të cilat janë pirg në krye të njëra-tjetrës. Muskujt, ligamentet, nervat dhe disqet intervertebral janë pjesë plotësuese e shpinës. Shtylla kurrizore është një formin kockor rezistent dhe i përkulshëm i përbërë nga një bashkësi vertebrash (rruazash), përgjithësisht 32 ose 34 dhe shtrihet nga baza e kafkës deri tek bishti. Ajo shërben si strukturë mbajtëse e organizmit, si vend për kapjen e muskujve dhe si mbrojtëse e palcës kurrizore.
Simptomat
Dhimbja e mesit ndryshon. Ajo mund të jetë e mprehtë ose shpuese. Ajo mund të jetë e shurdhër, ose të ndihet si ngërç. Lloji i dhimbjes që keni do të varet nga shkaku themelor i dhimbjeve të mesit. Te shumica e njerëzve do të gjeni se mbështetja ose shtrirja do të përmirësojë dhimbjen e mesit, pa marrë parasysh shkakun themelor. Njerëzit me dhimbje mesi mund të përjetojnë disa nga këto. Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Madje, një tkurrje e kolonës mund ta pengojë personin të përkulet përpara. Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë. Dhimbja e mesit mund të përkeqësohet me përkuljen apo ngritjen (e peshave). Të ulurit mund të përkeqësojë dhimbjen. Qëndrimi në këmbë dhe ecja mund të përkeqësojë dhimbjen. Dhimbja e mesit vjen dhe shkon, e shpesh ndjek një kurs me ngritje dhe rënie me ditë të mira e ditë të këqija. Dhimbja mund të përhapet nga mesi në vithe në zonën e jashtme të kofshës, por jo poshtë në këmbë. Nervi shiatik është i zakonshëm në një hernie diskale. Kjo përfshin vithet dhe dhimbjen në këmbë dhe madje, mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash, dobësi që shkon deri te këmbët (shputat). Është e mundur që të ketë dhimbje të nervit shiatik, pa dhimbje mesi. Pavarësisht nga mosha apo simptomat, në qoftë se dhimbja e mesit nuk përmirësohet brenda disa javësh, apo është e lidhur me ethe, të dridhura, ose humbje të papritur peshe, ju duhet të telefononi mjekun tuaj.
Mjekimi
Ekzaminimi fizik përfshin shikimin e shpinës dhe prekjen, për të zbuluar zonat e dhimbshme. Testet imazherike apo teste të tjera, të cilat mund të ndihmojnë mjekun për të konfirmuar diagnozën. Në përgjithësi, trajtimi i dhimbjes së mesit bëhet me njërën prej tri kategorive: medikamente, fizioterapi dhe kirurgji. Dhimbja e mesit mund të japë kufizim të aktiviteteve ditore të përditshme. Medikamentet dhe trajtime fizikale (fizioterapia) shpesh të kombinuara bashkë, lehtësojnë dhimbjet mjaftueshmërisht për të bërë të gjitha gjërat që ju doni të bëni.
Fizioterapia
Fizioterapia mund të përfshijnë modalitetet pasive, të tilla si: ngrohje, akull, ultrazëri, masazh dhe stimulim elektrik. Terapia aktive përbëhet nga ushtrime streçingu, ngritje peshash dhe ushtrimet kardiovaskulare. Ushtrimet e mesit për të rivendosur lëvizjen dhe forcën mund të jenë shumë të dobishme në lehtësimin e dhimbjes.
Operimi
Kirurgjia për dhimbjen e mesit duhet të konsiderohet vetëm kur mundësitë e trajtimit jokirurgjikal janë provuar dhe kanë dështuar. Është e mirë të provohen opsionet jokirurgjikale për 6 muaj deri në një vit, para se të merret në konsideratë kirurgjia.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.