Kronikë

33-vjeçarja plagoset bashkë me vajzën 7 vjeçe në Tiranë/ Hodhi bidonin me municione në plehra, fishekët shpërthejnë nga i nxehti

14:35 - 29.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënë e bijë janë plagosur lehtë pas një ngjarje të pazakontë në kryeqytet. Sipas informacioneve zyrtare, dje janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen M. B., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.




Gruaja në rrugën “Gjergj Legisi”, ka hedhur një bidon plastik me një sasi municioni (fishekë), në kazanët e mbetjeve të riciklueshme. Për shkak të temperaturës së lartë, kanë shpërthyer disa fishekë, duke dëmtuar lehtë M. B. dhe vajzën e saj të mitur 7 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.