Kryesore

Aksioni për shezllonet si ai për ndërtimet pa leje? Rama: Proces i vazhdueshëm. Lënia e topit për çdo gjë policisë, ndihmon ata që shkelin ligjin

14:20 - 29.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama tha se akuzimi i policisë për çdo gjë që ndodh ndihmon ata që shkelin ligjin. Teksa foli për aksionin në plazh, krahasuar me atë për ndërtimet pa leje, Rama tha se është një proces i vazhdueshëm.




“Për ndërtimet pa leje nuk kam bërë aksion ndonjëherë, është punë e vazhdueshme, proces i vazhdueshëm. Nuk ka mbaruar ndonjëherë, me operacionet. Në tërësinë e tyre nuk mund të bëjmë krahasime me kohën kur u bë boomi i madh i ndërtimtarisë pa leje.
Se çfarë përgjegjësish kemi ne, unë qeveria, policia, të jeni të bindur se nuk bëj asnjë përpjekje për t’i shmangur, por përkundrazi vetëm për t’i vënë në pah, ndaj vetes, qeverisë, ndaj atyre që varen nga qeveria.
Nga na tjetër mendoj që lënia e topit për çdo gjë tek policia e shtetit jo vetëm që nuk ndihmon, jo vetëm që nuk është një mënyrë logjike për të zgjidhur më mirë gjërat por ndihmon ata që shkelin ligjin. Këto teoritë që këtu vetëm popull i varfër ndalohet në rrugë, se të tjerët lëvizin si duan, këto vetëm shtojnë potencialin që njerëzit të shkelin ligjin dhe ofendojnë policinë e shtetit. Faktet nuk janë kështu, faktet janë që shumica dërrmuese respektojnë ligjin, rregullat, një pjesë e vogël që bën zhurmë të madhe krijon problemin”, deklaroi Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.