AKTUALITET

Dita e parë e vaksinimit të hapur +18 vjeç, Manastirliu: Po ecën me ritme të mira

14:40 - 29.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se vaksinimi antiCOVID për moshën +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira, duke publikuar foto të vaksinimit nga i gjithë vendi.




Manastirliu shkruan se qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00, për të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi të vaksinohen gjatë paradites.

“Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit

‍Deri tani janë mbi 25 mijë aplikime në e-Albania.

***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.

#ShqipëriaBuzëqesh’ – shkruan Manastriliu.

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për moshën mbi 18 vjeç dhe qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 – 20:00 në të gjithë vendin. Qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten pranë pikës më të afërt të vaksinimit, për të bërë vaksinën në dy ditët e hapura të vaksinimit, më 29 dhe 30 Qershor, me kartën e identitetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.