Kryesore

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen për Teatrin Kombëtar në Tiranë! Veliaj: Zero kulla në territor, tarracë me 500 vende!

17:08 - 29.06.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

TIRANË– Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për Teatrin Kombëtar në Tiranë, e për pasojë tani më nuk ka më pengesa për të nisur nga puna. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili teksa ka dhënë detaje mbi projektin, ka sqaruar do të ketë zero kulla, si një përgjigje për të gjithë skeptikët. “KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG). Auditorium 635 vende; Black box i vogël 150 vende; Black box i madh 350 vende; auditorium në tarracë 500 vende; 2 kate parkim; 0 kulla në territor. Ecim para’, shkruan Veliaj.




Projekti është bërë nga arkitekti danez Bjarke Ingels! Veliaj ka bërë me dije se Teatri i ri do të jetë disa herë më i madh se i vjetri dhe do të ofrojë kushte sipas të gjithë standardeve. Ai do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun. Po kështu, Teatri i ri Kombetar, përveç ambienteve të tjera ndihmëse, do të ketë edhe një parkim nëntokësor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.