Kronikë

Oriz në vend të kokainës,SPAK,ja sa vite burg për kërkon për Myslihakën dhe Begën

13:17 - 29.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

SPAK ka kërkuar në total 20 vite e tetë muaj burg, për 2 personat e përfshirë në 137 kg e kokainës të sekuestruara në Portin e Durrësit. SPAK kërkon 18 vite burg për Altin Mysilhaken, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht i kërkohet 12 vite burg.




Për personin tjetër e përfshirë, Ardian Begën, është kërkuar 13 vite heqje lirie, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, atit i mbeten për të shlyer 8 vite e 8 muaj burg.

Për Gentian Malindin, i cili akuzohet dhe si porositësi i sasisë së madhe të drogës, është pezulluar gjykimi, pasi ndodhet në arrati.

Sakaq, kujtojmë se kokaina u pikas nga uniformat blu të Greqisë, të cilat kanë bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut. Më pas, kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.