Kryesore

Vajzë me fat! Dedikimi për Elitën ndriçon urën e Bosforit, Gjiko befason moderatoren në mënyrën më të bukur!

13:10 - 29.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elita Rudi festoi ditën e djeshme 28 vite jetë dhe këtë ditë të veçantë zgjodhi ta festojë bashkë me familjen e saj larg Shqipërisë. Së bashku me Gjikon dhe dy fëmijët e tyre, Zërin dhe Botën, moderatorja udhëtoi drejt Turqisë. Dje ata kanë udhëtuar me jaht nëpër Stamboll dhe këtë moment e kanë shijuar shumë.




Urime ditëlindja gruja jem! Ti ma bone jetën e ombël, mi dhurove dy engjëj, ti sakrifikove çdo gjë për ne. Ti na bone prioritet ne jetën tënde. E gjithë çfarë dua të bëj është që të plakem bashkë me ty”, shkruan Gjiko.

Reperi ka treguar anën e tij më romantike të mundshme duke surprizuar gjysëm e tij me një shkrim në urën e Bosforit në Stamboll.

“Happy birthday Elita Rudi, Gjiko loves you” shkruhej në një nga urat më të famshme në botë duke na i shkrirë zemrat të gjithëve e padyshim dhe moderatores bukuroshe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.