SHËNDET

Një arsye pse duhet të konsumoni çokollatë në mëngjes

09:24 - 05.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një studim ka treguar se konsumimi i çokollatës në mëngjes mund të na ndihmojë të djegim dhjamin dhe rregullojmë nivelin e sheqerit në gjak. Në studimin e botuar në FASEB Journal, pjesëmarrëset gra u ndanë në tre grupe. I pari përfshiu gratë që konsumuan 100 gram çokollatë brenda një ore nga zgjimi.




Grupi i dytë i grave konsumuan të njëjtën sasi një orë para se të shkonin në shtrat natën, ndërsa grupi i tretë nuk konsumoi çokollatë gjatë ditës. Të dhënat treguan se grupi i grave, që konsumuan çokollatë në mëngjes, nuk shtuan peshë. Ata kishin gjithashtu ekuilibër në mikrobet e zorrëve dhe një përmirësim të cilësisë së gjumit.

“Hulumtimi ynë nxjerr në pah se si mekanizmat fiziologjikë të përfshirë në rregullimin e peshës trupore ndikohen jo vetëm nga ajo që hamë dhe kur hamë diçka”, deklaroi neuroshkencëtari Frank AJL Sir.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.