AKTUALITET

Analiza e ekspertëve/ Prof. Dr. Kristaq Bërxholi: Të vërtetat mbi mutacionin Delta dhe Delta Plus

16:49 - 07.07.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku i njohur virolog-imunolog: Nëse jeni të vaksinuar, jeni të mbrojtur
Dr Liljana Lufo: Rrezikshmëria që mbartin variantet e reja të COVID




Nga Prof. Dr. Kristaq Bërxholi dhe Dr. Liljana LUFO

Viruset mutojnë kur ata replikohen duke krijuar një version të ndryshëm lehtësisht nga virusi origjinal. Ndonjëherë, këta shtame variante, zhduken. Këta lloj virusesh nuk paraqesin interes për shkencën dhe shkenca nuk interesohet për ta. Por ndodh që rastësisht disa shtame lulëzojnë, në kuptimin që ata mbijetojnë shumë mirë se ata të parët dhe mund të konkurrojnë edhe virusin origjinal. Ata në përgjithësi bëhen më infektive se virusi origjinal, por mundet edhe më patogjen.
Mutacioni Delta
Një ndër këta mutantë është edhe virusi apo më mirë varianti DELTA. Varianti Delta virus, përgjegjës për COVID-19, për herë të parë është evidentuar në Indi në vitin 2020, ku gjatë periudhës prill dhe maj të atij viti ai u përhap thuajse në të gjithë vendin, duke shkaktuar infeksione masive dhe mijëra vdekje. Ky variant i njohur si B.167.2, që u emërtua nga OBSH si varianti Delta, ka shkaktuar dhe po shkakton infeksione të reja midis personave të pavaksinuar në Angli. Si rezultat, sëmundja e re është diçka më serioze, në raport me variantet mutant të tjerë, thonë shkencëtarët. Në Angli, ky variant u bë një variant dominant i coronavirusit të ri, bile konkurrent i virusit origjinal. Ky nivel i ri infeksioni vonoi rihapjen e Anglisë. Më vonë, fillimisht, megjithëse rrallë është parë, u shfaq një variant i ri i këtij virusi Delta që është quajtur “delta plus”, i cili ka një mutacion shtesë në spike e tij të emërtuar K417N4. Ky mutacion e bën këtë variant të ri më të transmetueshëm, krijon një lidhje të fortë me receptorin specifik të qelizave të mushkërisë, dhe që ka potencial për të reduktuar efektivitetin e disa antitrupave monoklonalë që përdoren për mjekimin spitalor. Në Angli , aktualisht janë evidentuar 40 raste me këtë variantin “delta plus”. Të dhënat e fundit tregojnë se ky variant është i përhapur në: USA, Kanada, Indi, Nepal, Poloni, Portugali, Rusi, Zvicër dhe Turqi. Me gjithë këtë, epidemiologë për kujdes, por jo për panik, thonë se varinati delta plus nuk është shumë i ndryshëm nga delta varianti. Është po delta variant por me një mutacion më shumë. I vetmi ndryshim është që variant delta plus, është rezistent kundrejt terapisë me disa antitrupa monoklonalë në spitale, por nuk ka ndonjë ndryshim të madh në terapinë totale kundrejt rasteve.
Vaksinimi
Shkencëtarët bëjnë thirrje që popullata të vaksinohet. Prof. Fauci thekson se: “Nëse ju jeni të vaksinuar, ju jeni të mbrojtur, e cila është një arsye më shumë për t’u thënë të tjerëve që të vaksinohen, por nëse ju nuk jeni të vaksinuar , ju jeni të riskuar që të merrni infeksionin si dhe të ndihmoni në përhapjen e virusit më shpejt se sa normalisht, duke shkaktuar kështu sëmundje më të rënda”. Duhet të kuptojmë një gjë. Shfaqja e shtamit të ri të COVID-19, si pasojë e zhvillimit apo evoluimit të atij ekzistues, nuk është ndonjë gjë e veçantë. Shtamet e reja apo variantet e tyre lindin tek të gjithë viruset. Shkencëtarët duke studiuar sëmundjen dhe zhvillimin e vaksinave kundër COVID-19, kanë parashikuar që do të shfaqen variante (shtame) të reja të këtij virusi, i cili, si virus me ARN zhvillohet vazhdimisht.
VARIANTET E REJA TË COVID-19
Janë zbuluar shumë variante të COVID-19. Studiuesit deri tani kanë parë 5 të tillë, të cilët kanë, karakteristikat e tyre. Shtami anglez, kent apo Alpha(i njohur edhe si B.1.1) –Varianti Anglez, përhapet më shpejt dhe më lehtë se të tjerët. Aktualisht ka disa të dhëna që tregojnë se mund të ndikojë në drejtim te shtimit të vdekjeve. Shtami brazilian, apo varianti Gama – Varianti Brazilian përmban më shumë mutacione se varianti anglez, i cili mund të shfaqë cilësinë e mënjanimit të bllokimit të tij nga antitrupat terapeutikë ose një vaksinë. Shtami i Afrikës së jugut ( Beta variant)– Varianti i Afrikës së jugut ndan cila mutacione me variantin e Brazilit dhe ka ngjashmëri me të përsa i përket rrezikut. Shtami i New York –Varianti i New York ndan disa mutacione me atë të Afrikës së jugut dhe duket se tenton ti shpëtojë disa cilësive të sistemit imun. Shtami i Kalifornisë –Varianti i Kalifornisë, ndan disa mutacione me variantin anglez dhe mund që të mos u përgjigjet disa terapive. Ato variante të cilët tregojnë ndryshime serioze , janë quajtur “variante shqetësuese” dhe janë mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm, nga zyrtarët shëndetësore dhe këtu përfshihen: Varianti Indian apo Delta (B.617.2…), apo variant i tij Delta plus;
Varianti Anglisë Kent apo Alfa (gjithashtu i njohur si B1.1…); Varianti i Afrikës së Jose Beta Variant (B….); Varianti Brazilian apo variant Gama (P…). Shkencëtarët vlerësojnë që varianti Indian, është 50% me tepër infektiv se sa variant Kent dhe përhapet më lehtë midis njerëzve. Aktualisht nuk ka të dhëna që ndonjë variant I ri të jetë më i fortë se variantet e tjera që të shkaktojnë sëmundje serioze dhe vdekje.
Rrezikshmëria
A është variant i ri i Covidit më i rrezikshëm? Jo. Varianti më i ri B.1.351, nuk ka treguar se shkakton më shumë sëmundje të rënda, se sa variantet e para.
Çfarë nën kupton fjala variant
Fjala varian nënkupton: 1. llojshmëri, devijim nga norma apo mospërputhje me formën bazë. 2. që ndryshojnë zakonisht pak nga leximet apo drejtshkrimet e varianteve. 3. Emërtim i vjetër variabil.
Mundet këta variante t’u shpëtojnë vaksinave?
Duhet të kuptojmë që, vaksinat kundër COVID-19 që janë në përdorim punojnë mjaft mirë, megjithëse disa njerëz edhe mund të sëmuren, pasi vaksinat nuk janë 100% efektive. Këto quhen rastet kur vaksina del e zbuluar. Megjithatë, të dhënat tregojnë që nga vaksinat njerëzit edhe pse infektohen, ndikojnë që ata ta kalojnë sa më lehtë. Vaksinat me mARN, kanë treguar se garantojnë një mbrojtje kundrejt rasteve të rënda të sëmundjes si dhe hospitalizimin e tyre, të të gjithë personave që e kanë marë atë e sidomos personat 65 vjeç apo dhe më të vjetër, të cilët janë mjaft të rrezikuar kundrejt këtij virusi. Duhet të dini që organizmit I duhet dy jave për të formuar imunitetin e tij. Ky imunitet jep mbrojtje të plotë mbas dozës së dytë, si vaksinat Pfizer dhe Moderna dhe mbas vetëm një dozë të Johnson& Johnson. Është mëse e domosdoshme që ju të mos mendoni se sapo bëtë vaksinën ju jeni të mbrojtur. Duhet ti lini kohë organizmit për të vënë në funksionim sistemin imun (2 javë) duke mbrojtur veten tuaj. Kjo është e domosdoshme për çdo lloj vaksine. Disa prej këtyre mutacioneve bëjnë të mundur që disa prej antitrupave të prodhuar më parë, kundrejt virusit bazë, të jenë më pak efektivë. Kjo u krijon mundësi që pjesërisht disa mutant t’i shpëtojnë sistemit imun, të prodhuar nga vaksinimi apo nga infeksioni I mëparshëm. Ky fakt ka ngritur shqetësimin se mos vaksinat ekzistuese të jenë më pak efektivë duke i nxjerrë jashtë pandemisë. Po a janë vaksinat aktuale një mjet i fuqishëm në duart tona për të luftuar të gjitha shtamet e COVID-19. Thjesht fare. PO:
Të dhënat aktuale sugjerojnë që vaksinat anti COVID-19 të licensuara për përdorim ofrojnë mbrojtje kundrejt shumicës sa variantëve, të cilët janë të përhapur aktualisht. Megjithatë, disa variante mund të shkaktojnë sëmundje edhe pse je vaksinuar. Gjithsesi shkencëtarët thonë se të gjitha llojet e vaksinave janë thuajse njësoj efektive kundrejt llojeve të tipave të ndryshme të njerëzve përfshi këtu: gjininë, racën, etninë(ethnicity) si dhe body mass index (BMI) ose me gjendje të ndryshme mjekësore. Në provat klinike, vaksinat janë treguar 100% efektive kundrejt parandalimit të sëmundjeve të rënda. Krahas vaksinave si Pfizer, Moderna, Astrazeneca, etj edhe NOVAVAX e cila është një tip tjetër vaksine me proteinë dhe adjuvant (vaksina të inaktivuara), ku ky i fundit stimulon dukshëm sistemin imun si direkt nëpërmjet makrofagëve edhe nëpërmjet sasisë dhe cilësisë së antitrupave.
NOVAVAX është treguar efektive mbi 90% , ndërsa kundrejt sëmundjeve klinike është treguar 100% efikase (kundrejt sëmundjeve të moderuara dhe të rënda). Të dhënat e kompanisë flasin se kjo vaksinë ka efikasitet mbrojtës 91% kundrejt personave me risk të lartë si ata me 65 vjeç e lart. Gjithashtu, NOVAVAX është 93% efektive kundrejt “varianteve shqetësues apo varianteve të interesit” të cilët janë në qarkullim. Duhet të kuptojmë një gjë. Ka një diferencë në mbrojtjen nga vaksina lidhur me dozën e parë dhe të dytë. Gjatë studimeve, është parë që vaksinat në dozën e parë, provokojnë një imunitet të dobët mbrojtjeje, kurse mbas dozës së dytë ato, ofrojnë një imunitet të fuqishëm. Nga pikëpamja shkencore duhet të kuptojmë se gjatë dozës së parë të vaksinës fillon procesi i mbrojtjes së organizmit.
Studimet
Shkencëtarët janë duke i studiuar këta variante, me qëllim që të mësojnë sa më shpejt dhe sa më shumë që të jetë e mundur dhe se si të zbulojnë variantet e reja. Ata duan që të kuptojnë që nëse është një variant qarkullues apo një i variant i ri. Shkencëtarët duan që të mësojnë nëse: Përhapen shpejtë nga personi tek personi; shkaktojnë sëmundje të lehtë apo të rëndë tek njerëzit; janë të evidentueshme nga testet aktuale në dispozicion; U përgjigjet mjekimi aktual atyre. Dhe a ndryshojnë efektivitetin e vaksinave në përdorim?
Mbrojtja
Mbroni veten tuaj nga COVID-19. COVID-19 vazhdon të përhapet nëpër vende të ndryshme dhe në të njëjtën kohë po qarkullojnë dhe variantet. Për këtë duhet që te: Bëni vaksinën anticovid; vendosni maskën që të mbuloni hundën dhe gojën, pasi mbroni veten tuaj dhe të tjerët; qëndroni në distancë kundrejt të tjerëve, të cilët nuk jetojnë me ju; ajrosni vazhdimisht dhomën tuaj ku ju qëndroni; lani duar me sapun shumë herë dhe i dezinfektoni ato herë mbas here.
Që të mbrosh veten tënde, bëj vaksinën. Po pse duhet ta bëj vaksinën? Nëse ju jeni vaksinuar, përhape këtë gjë tek njerëzit e tjerë nëse ata janë gati për t’u vaksinuar. Nëse ju jeni të pavaksinuar, ju jeni të pambrojtur. Mund të duket sikur pandemia ka mbaruar, por në të vërtetë virusi është duke qarkulluar në çdo komunitet. Nëse ju nuk jeni të vaksinuar, ju keni shumë mundësi që të prekeni nga sëmundja në çdo kohë.
Vaksina funksionon
Të gjitha vaksinat që janë autorizuar për përdorim, janë thuajse 100% efektive kundrejt vdekjeve dhe hospitalizimit. Në fakt, ky është çelësi për rreth efektivitetit, sepse COVID shkakton sëmundje të rëndë dhe vdekje në një numër sinjifikativ të personave që infekton. Pandemia po shkatërron jetën e çdo personi. Shkencëtarët, bazuar në kërkimet e tyre, në personat e vaksinuar, theksojnë se vaksinat, janë efektive të parandalojnë format e rënda të sëmundjes edhe nga shtamet e reja që po qarkullojnë në vend. Vaksinat janë të sigurta dhe virusi është i rrezikshëm. Miliona njerëz nëpër botë kanë marrë vaksinë pa probleme. Nga ana tjetër, COVID-19 është përgjegjës për vdekjet në të gjithë botën dhe në shumë vende ende shifrat janë si ato të fillimit të vitit 2021, kur filloi vaksinimi.
Risku i prekjes nga COVID (dhe mundësia e vdekjes prej tij) është shumë më e madhe se sa risqet e lidhura me vaksinën. Si reaksionet alergjike dhe reaksionet e tjera nga vaksina janë mjaft të rralla.
Edhe pse vaksinat janë prodhuar shpejt, kjo nuk do të thotë se ato janë të pasigurta. Ato kane kaluar në të njëjtat rregulla dhe testime si të gjithë vaksinat e tjera. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë, disa barriera, të lidhura me prodhimin e vaksinave, si ato të financimit dhe të tregtimit, janë hequr.
Kur jeni i vaksinuar, ju jeni i lirë të udhëtoni jashtë vendit tuaj pa testim ose kërkesa për karantinë; festoni ato momente historike që kemi humbur gjatë vitit 2020, duke u mbledhur në grupe të vegjël me njerëz të cilët janë të vaksinuar e të pavaksinuar (nëse njerëzit e pavaksinuar nuk janë në rrezik të lartë për sëmundjen). Kur keni dyshime vendosni maskën. Nëse ju kontaktoni me ndonjë i cili ka COVID-19, ju të vaksinuarit nuk futeni në karantinë, për aq kohë sa ju nuk keni shenja klinike. Kjo do të thotë që ne të mos humbasim më punën ose ngjarje të tjera të rëndësishme , për shkak të ekspozimit nga COVID-19. Tregoni buzëqeshjen tuaj. Edhe nëse vendosjen e maskës në publik, në disa vende e kërkon ende ligji, CDC thotë që njerëzit e vaksinuar 2 herë nuk duhet të vendosin maskën(kjo nën kupton 2 javë mbas dozës së dytë). Mund ta heqin atë si brenda ashtu dhe jashtë ambienteve të mbyllura.
Po ekonomia?
Vaksinimi ndihmon për të përmirësuar ekonominë (edhe ndoshta financat tuaja). Ritmi i rimëkëmbjes ekonomike është direkt i lidhur me ritmin e vaksinimit, sipas ekonomistëve të UNI të Pensilvanisë Wharton School of Business. Përpara se sa të zhvilloheshin vaksinat kundër COVID, mbyllja që u bë nga shteti ngadalësoi përhapjen e sëmundjes. Sa më shumë njerëz të vaksinohen dhe sa më shumë të ngadalësohet përhapja e virusit, aq më shumë jeta do ti kthehet normalitetit. Kjo nën kupton hapjen e bizneseve, krijimi i vendeve të punës dhe shpenzimet do të rriten. Për individët, vaksinimi do të thotë, kthimi i sigurt tek vendet e punës dhe risku juaj i mungesës në punë ulet e cila ndodh për shkak të një sëmundjeve të zgjatur ose të karantinës pas ekspozimit (pasi nuk keni ndonjë shenjë klinike). Vaksinimi juaj i bën të tjerët të sigurt. Nëse ju nuk jeni vaksinuar dhe merrni COVID, juve do ta shpërndani virusin tek të tjerët të cilët mund të sëmuren rëndë ose dhe mund të vdesin nga sëmundja, edhe sikur shenjat klinike tuaja të jenë të dobëta. Sa më shumë njerëz të marrin vaksinë, aq më të sigurt do të jenë të tjerët si dhe fëmijët nën 12 vjeç, apo personat me sistem imun problematik.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.