SHËNDET

Jeni zgjuar me dhimbje koke? Këto shkaqe mund të “fshihen” pas

09:18 - 07.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhimbjet e kokës në mëngjes kanë tendencë të jenë shumë të zakonshme. Arsyet janë të shumta dhe mund të ndryshojnë ndjeshëm nga personi në person. Por disa shkaqe të mundshme që mund të “fshihen” prapa dhimbjes tuaj të mëngjesit mund të jetë pagjumësia apo kafeina.




Keni pagjumësi

Studimet tregojnë se dhimbjet e kokës në mëngjes lidhen zakonisht me çrregullime të gjumit, të tilla si pagjumësia. Nëse keni vështirësi të flini rregullisht dhe nuk ndiheni të relaksuar atëherë me siguri po përjetoni ndonjë çrregullim.

Simptoma e tërheqjes së kafeinës

Dhimbja e kokës në mëngjes mund të jetë një simptomë e “privimit” të kafeinës dhe zakonisht ndodh tek njerëzit që konsumojnë shumë filxhanë kafe gjatë ditës. Kafeina mund të ndikojë në rrjedhën e gjakut në tru dhe nëse nuk konsumoni aq filxhane sa zakonisht mund të shkaktojë efekte anësore neurologjike që janë të ngjashme me privimin e substancave të tjera.

Mund të përjetoni migrenë

Migrena mund të ndodhë në çdo kohë, por shumë njerëz përjetojnë migrenë natën vonë ose herët në mëngjes. Në fakt, sipas studimeve, migrena ndodh zakonisht në të njëjtën kohë gjatë ditës. Prandaj, është e mundur që dhimbja e kokës që përjetoni kur të zgjoheni të jetë në të vërtetë një migrenë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.