SHËNDET

Kjo është koha më e mirë e ditës për të ngrënë fruta

13:40 - 07.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Frutat janë të pasura me vitamina dhe mikroelementë, të cilët janë pjesë integrale e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Por kjo nuk do të thotë që ne mund t’i konsumojmë në sasi të pakufizuar dhe gjatë gjithë ditës. Frutat përmbajnë sheqerna natyrale, të cilat bëjnë pjesë në grupin e karbohidrateve.




Sipas ekspertëve, karbohidratet ruhen në trup si glikogjen në muskuj ose në mëlçi. Karbohidratet e ushqimeve me niseshte (të tilla si orizi dhe patatet) ruhen kryesisht në muskuj, ndërsa karbohidratet në fruta ruhen kryesisht në mëlçi. Prandaj, është mirë të shmangni ngrënien e frutave pas ushtrimeve, pasi nuk ndihmojnë në rimbushjen e glikogjenit në muskuj.

Për të siguruar që fruktoza e frutave do të përdoret si një burim energjie dhe nuk do të ruhet në formën e yndyrës, është mirë të konsumohet në mëngjes ose para ushtrimeve, në mënyrë që trupi të ketë në dispozicion energjinë e nevojshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.