Kryesore

Mbappe lë pas shijen e hidhur të humbjes, pushime në Mikonos, takohet me Nusretin

21:42 - 07.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa Franca e tij është eliminuar nga Kampionati Evropian, ylli i “Gjelave”, Kylian Mbappe, ka nisur pushimet. Sulmuesi i PSG, ka shkuar për pushime në ishullin grek të Mikonos. Nuk ka munguar dhe vizita e 22-vjeçarit te restoranti i kuzhinierit të njohur turk Nustret.




I njohur për mënyrën e veçantë të përgatitjes së mishit dhe kriposjes, ‘Salt Bae’ i ka dhënë disa instruksione Mbappes për prerjen e mishit dhe hedhjen e kripës.

Kujtojmë se Mbappe, humbi penalltinë që eliminoi Francën nga Evropiani. Ai ndodhet në një moment aspak të mirë dhe me klubin e tij të PSG. Drejtuesit, i kanë vendosur ultimatum, duke i thënë që të pranojë rinovimin e kontratës, ose në të kundërt, për pjesën e mbetur, do t’i duhet t’i shohë ndeshjet nga tribuna.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.