BOTA

“Bota ndodhet në një situatë kritike”, OBSH: Është shumë shpejt për t’i hequr kufizimet kundër Covid-19

12:00 - 08.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje qeverive të mos lehtësojmë të gjithë masat pasi Europa po përballet me rritje të rasteve për shkak të variantit Delta.




“Bota ndodhet në një situatë kritike,  tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp.

“Disa vende që kanë treguar sukses në fushatën e vaksinimit po planifikojnë të  hapin qendra shtesë të vaksinimit në muajt e ardhshëm. Disa prej tyre kanë hequr masat dhe qytetarët po udhëtojnë sikur pandemia të kishte mbaruar.”

“Sidoqoftë, përhapja e varianteve  dhe pabarazia në fushatën e vaksinimit në shumë rajone të botës ka rritur numrin e rasteve dhe shtrimeve në spital,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros.

“Ka pasur një rritje prej 33% në numrin e rasteve gjatë javës së kaluar në Europë,” paralajmëroi kreu i urgjencave të OBSH-së Michael Ryan.

Shumica e vendeve europiane tani kanë lehtësuar masat anti-Covid pas disa muajsh bllokimesh. Sidoqoftë, ndërsa  numri i rasteve të reja është në rritje, shumë shtete europiane po rivendosin sërish masa të rrepta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.