AKTUALITET

Kunata e akuzoi për dhunë, Gjykata e Lezhës jep masën e sigurisë për Age Gjaçin

14:07 - 08.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Lezhës ka lënë në “Arrest shtëpie”, Age Gjaçin, e cila u arrestua dy ditë parë nga Policia, pasi u përfshi në një konflikt me kunatën e saj në fshatin Markatomaj të Lezhës.




Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer te mbyllura, 45-vjeçarja mësohet të ketë thënë se nuk ka ushtruar dhune ndaj kunatës, por ka tentuar t’i heqë telefonin me të cilin po e filmonte dhe në ato momente janë përplasur fizikisht me njëra tjetrën, konflikt në të cilin janë përfshire edhe familjar të tjerë.

Pavarësisht pretendimeve të saj, duke ju referuar materialit te paraqitur nga policia, prokurori Françesk Ganaj kërkoj që 45-vjeçarja Age Gjaçi të qëndroj në burg, por pasi dëgjoj palët gjykata vendosi një mase me të bute ndaj saj, kjo referuar dhe faktit se dhe vetë e akuzuara e persona të tjerë kane pësuar dëmtime gjatë përplasjes fizike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.