Kryesore

“Lutesha që çdo gjë të shkonte mirë”, Orinda Huta rrëfen momentin më të vështirë gjatë shtatzanisë

11:44 - 08.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Orinda Huta dhe Turjan Hyska do të bëhen së shpejti prindër të një vajze. Orinda është tejet aktive në rrjete sociale ku ndan momente nga kjo periudhë e ëmbël.




Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, ajo foli për situatën e vështirë kur zbuloi se kishte Covid-19.

“Në ditën kur është shkrepur kjo foto mora vesh që isha shtatzënë. Të nesërmen mora vesh që kisha Covid. Për një muaj kam qenë në vështirësi dhe lutesha që çdo gjë të shkonte mirë. Covidi u kthye në problem shumë të madh dhe për mamin tim.

Isha kaq shumë në merak për të dhe mendoja se stresi do ndikonte për keq. Por Zoti donte që të shkonte mirë dhe ashtu vijoi. Kam pasur momente të tjera të vështira? Po kam pasur, por lavdi Zotit kaluan. Lutem të shkoj mirë deri në fund”, ka treguar ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.