Kryesore

Për ata që kanë marrëdhënie ‘dashuri-urrejtje’ me tatuazhet, kjo duket si zgjidhja perfekte!

11:59 - 12.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu si diamantët, vdekja dhe taksat, tatuazhet kanë qenë “përgjithmonë”, por mesa duket – edhe për këtë ka një zgjidhje. Kompania start-up “Ephemeral”, ka zhvilluar një bojë që zbehet pas një viti dhe deri më tani ka mbledhur rreth 20 milionë dollarë në një raund financimi vetëm katër muaj pasi hapi studion e saj të parë në Williamsburg, Brooklyn.




Financimi erdhi pasi Ephemeral u bë i famsëm në TikTok dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, Jeff Liu, thot se “problemi që ata kanë zgjidhur, është universal”.

“Një studim zbuloi se 60 milionë amerikanë e kanë konsideruar një tatuazh, por janë penguar nga fakti që është i përhershëm, qoftë për arsye kulturore apo fetare, pavendosmëri apo mosmiratim i familjes.”Financimi i ri i Ephemeral do të shkojë për zhvillimin e bojërave me ngjyra (kompania ofron vetëm bojëra të zeza tani për tani) dhe për hapjen e një studioje të dytë në shtator në Los Angeles.

“Qëllimi ynë me këtë mbledhje fondesh është me të vërtetë të zgjerohemi gjerë dhe shpejt për të hyrë në sa më shumë tregje që mundemi”, thotë CEO i Ephemeral. “Dhe kështu, ndërsa nuk mund të zbulojmë qytetet e sakta në të cilat do të shkojmë, qëllimi është që të jemi në gjendje të hyjmë të paktën në 10 deri në 20 tregje me këtë mbledhje fondesh.”

Si funksionon

Të bësh një tatuazh në Ephemeral është si të bësh çdo tatuazh tjetër. Pra, përvoja përfshin gjilpëra dhe dhëmbë të shtrënguar.

Studio Ephemeral

Kompania kaloi gjashtë vjet në 50 formulime dhe qindra prova tatuazhesh për të përsosur bojën e saj, të përbërë nga polimere të gradës mjekësore, bio-absorbuese që treten ngadalë dhe hiqen plotësisht nga sistemi imunitar i trupit për 9 deri në 15 muaj.

Për ata që kanë marrëdhënie

Nga 0 në 15 muaj

Disa veçori janë që artistët mund të punojnë “disi më ngadalë” për të krijuar linja më të plota dhe koha e shërimit mund të jetë pak më e gjatë se ajo e tatuazheve tradicionale, mesatarisht 4-6 javë. Zbehja fillon të shfaqet në 3-6 muajt e parë dhe te kjo ndikon edhe toni i lëkurës. Për shembull te njerëzit me ngjyrë më të errët lëkurë, zbehja mund të nisë më shpejt.

Sa kushtojnë?

Ephemeral specializohet në dy lloje tatuazhesh: Modeli “Subtle Style” ($175 – $225) ofron punë më minimaliste, më të thjeshtë, që normalisht nuk kërkon më shumë se një orë për t’u përfunduar, dhe tatuazhet “Statement Piece” ($350– $450) janë më të mëdha dhe zakonisht zgjasin një orë e gjysmë. Çmimi është gjithëpërfshirës, që nga konsultimet e personalizuara të dizajnit deri te shpërblimi dhe një çantë “kujdesi post-tatuazhi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.