Kryesore

Transmetimi i frikshëm variantit ‘Delta’: Një person infekton 9 dhe nëntë infektojnë 81

20:31 - 12.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mutacioni “Delta” i Covid-19, ka shkaktuar shqetësim në tërë Evropën, por edhe botën, kryesisht për shkak të rritjes së frikshme së transmetueshmërisë.




Athanasios Exadaktylos, president i Komunitetit Mjekësor Grek,  ka folur në televizionin grek “MEGA” në lidhje me normat e larta të transmetimit, duke theksuar nevojën për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit.

 “Në grip transmetimi është 1 në  1.1, domethënë dhjetë persona  infektojnë 11 të tjerë. Në fazën e parë virusi ishte 1  në 4, një i infektuar ia transmetonte virusin  katër tjerëve dhe katër infektojnë gjashtëmbëdhjetë. Në mutacionin britanik kishim 50% më shumë transmetueshmëri, domethënë një infekton  gjashtë dhe  gjashtë infektojnë  tridhjetë e gjashtë.

Në mutacionin “Delta” kemi 50% më shumë transmetueshmëri se mutacioni britanik. Një infekton nëntë, dhe nëntë infektojnë  tetëdhjetë e një “, theksoi z.Eksadaktylos dhe shtoi se “personat e vaksinuar nuk rrezikojnë të sëmuren rëndë apo të vdesin”, shprehet mjeku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.