SHËNDET

A zgjoheni papritur në mes të natës? 5 arsyet që iu “vjedhin” gjumin

09:09 - 14.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse një makth i tmerrshëm nuk është fajtor për privimin e gjumit, mund të jetë për shkak të stresit të tepërt, temperaturës së dhomës së gjumit apo edhe gotës së verës që keni pirë para se të flini.




Sipas neurologut Dr. Jose Colon, është normale të zgjohesh katër deri në gjashtë herë gjatë natës. Këto janë pesë shkaqet e zakonshme që iu “vjedhin” gjumin dhe çfarë duhet të bëni për të trajtuar problemin.

Urinimi gjatë natës

Shmangni marrjen e tepërt të lëngjeve të paktën gjysmë ore para gjumit dhe nëse problemi vazhdon përpiquni të hani diçka të kripur para se të flini, pasi kripa do të ndihmojë drejtimin e lëngjeve në qeliza në vend të fshikëzës.

Nxehtësia

Temperatura e dhomës, pizhamet që vishni, çarçafët dhe batanijet ndikojnë në termorregullimin e trupit. Gjeni temperaturën ideale për të shijuar një gjumë të qetë.

Ekspozimi ndaj dritës

Nëse jeni mësuar duke hedhur një vështrim në mediat sociale para gjumit, ndoshta është koha ta largoni këtë zakon. Rrezatimi i pajisjeve elektronike parandalon prodhimin e melatoninës, hormonit që nxit relaksimin në mënyrë që të biem në gjumë.

Alkooli

Konsumi i alkoolit duhet të jetë disa orë larg kohës kur shtriheni për të fjetur, në mënyrë që trupi të ketë kohën e nevojshme për ta metabolizuar.

Stresi

Qoftë për shkak të ngarkesës së punës apo problemeve financiare, stresi dhe mendimet negative ndikojnë tek gjumi. Ka shumë mënyra për ta trajtuar stresin, duke nisur nga një dush relaksues tek joga apo psikoterapia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.