Kosova

Zjarr nga një shkëndijë elektrike në Prishtinë,evakuohen qytetarët dhe punonjësit

17:00 - 15.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 ka marrë informatë për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan.




Në njoftim thuhet se zjarri është vënë në kontroll, dhe se punonjësit dhe qytetarët janë evakuuar me kohë.

“Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontrroll dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunalë, si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se “ekipet tona së bashku me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësve janë në terren dhe duke menaxhuar situatën”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.