Kryesore

Nga korriku deri në dhjetor: Kjo është prapavija e planetit që bëni mirë mos ta nënvlerësoni!

17:10 - 16.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Astrologjia përfshin shumë më tepër sesa shenjat e zodiakut. Ka shumë planetë të ndryshëm që përfaqësojnë aspekte të ndryshme. Një planet më pak i njohur (ose asteroid, për të qenë më teknik) është edhe Chiron. Ka disa arsye pse nuk duhet ta nënvlerësoni mënyrën se si prapavija e Chiron do të ndikojë në jetët tuaja.




Chiron përfaqëson frikën dhe dobësitë tuaja më të thella. Në mitologjinë Greke, Chiron ishte një centaur që mësoi heronj të mëdhenj si Akili dhe Peleu. Ai ishte i famshëm për fuqitë e tij shëruese, por gjithashtu për ironi të fatit nuk mund të shërohej vetë. Kjo është arsyeja pse Chiron shpesh quhet si “shëruesi i plagosur”, sepse ai përfaqëson plagën tuaj më të thellë dhe përpjekjet tuaja gjatë gjithë jetës për ta shëruar atë plagë.

Ndërsa Chiron nënkupton hidhërimin tuaj më të thellë, ky asteroid përfaqëson gjithashtu disa nga aftësitë tuaja më të veçanta – aftësitë tuaja shëruese. Kur bëhet fjalë për Chiron, ju jeni edhe pacienti edhe mjeku.

Prapavija e Chiron 2021 (15 korrik – 19 dhjetor)

Kur bëhet fjalë për të gjitha prapavijat e mundshme të astrologjisë, Chiron nuk është diçka për të cilën duhet të keni “frikë”. Ndryshe nga planetët e brendshëm – të tillë si Mërkuri, Afërdita dhe Marsi – planetët e jashtëm lëvizin nëpër zodiak me një ritëm shumë më të ngadaltë. Thënë kjo, prapavija e Chiron nuk ngjason aspak me një prapavijë të Mërkurit. Kjo periudhë mund të jetë një kohë terapie e thellë dhe shërimi. Disa nga emocionet tuaja të ndrydhura mund të ngrihen në sipërfaqe, duke ju detyruar që më në fund të ndjeni trishtimin, por edhe të tregoheni më të sinqertë me atë që ndjeni. Me fjalë të tjera, prapavija e Chiron është koha ideale për të bërtitur mesa keni zë dhe për t’u çliruar nga gjithçka që ju mundon.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.