Kosova

Pamjet kur “blutë” e shtrijnë mbi asfalt/ Arrestohet me forcë bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

14:11 - 16.07.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Social-Demokrate të Kosovës Dardan Molliqaj, dhe 7 aktivistë të tjerë të kësaj force politike.




Kujtojmë që Molliqaj është bashkëshorti i Besa Shahinit, e cila ka shërbyer si ministre e Arsimit në qeverinë Rama. Po ashtu Molliaqaj ka qenë dikur pjesë e “Lëvizjes Vetëvendosje” nga e cila u largua duke themeluar PSD-në.

Arrestimet kanë ardhur pas një proteste të zhvilluar para Ministrisë së Drejtësisë ku aktivistë të PSD shkruan me spraj mbi makina fjalën “zhvatës”.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Si pasojë e veprimeve të tyre me shkruarjen e grafiteve, janë dëmtuar disa vetura”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, “Të njëjtit  vazhdimisht  kanë shfaqur shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë,  shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare”.

arrestime-4 arrestime-3 arrestime-2 arrestimet-kosove-1 arrestimet-kosove zhvat-7 zhvates-2 zhvates-3 zhvates-4 Arrestohet-bashkeshorti-i-Besa-Shahinit
<
>

Reagimi i plotë i PSD

Gjatë aksionit të sotëm për të shfaqur zhvatjen që pushteti i Kurtit po e bën ndaj qytetarëve, duke taksuar shtesë regjistrimin e makinës e duke krijuar monopol për një kompani, policia ndërhyri dhunshëm për ta ndërprerë aksionin duke arrestuar e lënduar brutalisht aktiviste e aktivistë të PSD-së.

Policia, nën urdhërat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton atë. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kaloj heshtur e nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit.

Kërkojmë urgjentisht që aktivistet e aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.