BLUETOOTH

Aurela Hoxha në top formë pas lindjes, shfaqet pa të brendshme në Festivalin e Kanës

14:00 - 17.07.21 Gazeta Shqiptare

Aurela Hoxha është një nga imazhet më të ndjekura në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Gjithnjë e gatshme të flasë për mediat dhe të tregojë thuajse gjithçka në rrjetet sociale, ajo duket se ka një vendim nga i cili nuk lëkundet. Hermetike në jetën e saj private, madje aq hermetike sa në 9 muaj shtatzani ajo nuk publikoi asnjë foto me barkun e rrumbullakosur.



Vetëm pak javë më parë, blogerja u bë nënë për herë të parë, ku solli në jetë edhe djalin. Edhe këtë herë Aurela zgjodhi mos të publikonte asnjë detaj rreth lajmit më të lumtur të jetës së saj. Teksa ka kaluar pak kohë nga ardhja në jetë e vogëlushit, duket se modelja jo vetëm që i është rikthyer formave perfekte, por edhe jetës si e famshme. Ashtu si shihet, ajo ka publikuar foto me bikini, duke zbuluar linjat që ka pak ditë pas lindjes. Megjithatë duhet thënë që Aurela e ditëve të sotme me bikini, është shumë larg Aurelës ekstravagante të pak viteve më parë.

Nga ana tjetër modelja duket se po bëhet gati për të marrë pjesë në Festivalin e Kanës, ku edhe këtë herë nuk ka zhgënjyer me look-un që ka zgjedhur. Me një fustan të kuq, dhe me një të çarë të thellë, biondja ka treguar hiret e saj. Madje duhet theksuar se fustani i kuq është aq ekstravagant, sa nuk e lejon blogeren të mbajë dhe të brendshme poshtë tij. Mbetet për tu parë parakalimi i saj në tapetin e kuq, nëse do të përballet me ndonjë incident apo jo.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.