Kryesore

6 sekrete për të mos e lënë të shkatërrohet një lidhje në distancë

15:18 - 18.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka një numër të madh studimesh shkencore që tregojnë se çiftet që janë në një lidhje në distancë kanë një marrëdhënie po aq të shëndetshme sa çiftet që jetojnë pranë njëri-tjetrit, prandaj duhen vetëm pak përpjekje shtesë për t’i bërë gjërat të shkojnë siç duhet. Ç’mund të bëni?




1.Teknologjia difektoze mund të shndërrohet në aleate.

Nese perdorni WhatsApp-in ose FaceTime, ajo lidhja acaruese e internetit që shkakton problem dhe ndërpret bisedën, ju jep kohë që të fokusoheni dhe të shikoni më imtësisht shprehjet e fytyrës ose tonin e zërit të partnerit tuaj. Kjo rritje e fokusimit bën të mundur që komunikimi të bëhet më efektiv, shpjegojne studiuesit. Për të thyer monotoninë disa studime sygjerojnë kryerjen e aktiviteteve të ndryshme virtuale- si përshembull, mund të gatuani bashkë.

2. Elemente pikantë – por jo në kuzhinë!

Këtu shkencëtarët kanë parasysh seks nëpërmjet  telefonit, letra apo video erotike. Seksi është një element shumë i rëndësishëm në çdo marrëdhënie dhe lojëra të tilla e mbajnë gjallë edhe lidhjen fizike mes jush.

4. Zhvilloni takime të vërteta, një herë në kaq kohë.

Sa më shumë kohë të qëndroni larg njëri-tjetrit, aq më shumë mundësi ka të idealizohet marrëdhënie dhe padashje krijohet ideja e një imazhi perfekt të partnerit. Më e mira nëse jetoni larg njëri-tjetrit është të takoheni të paktën 1 herë në 3 muaj.

5. Mendoni afatgjatë.

Të dy partnerët duhet të jenë të sigurt që plani afatgjatë është jetesa bashkë, pak rëndësi ka nëse kjo do të ndodhë pas disa muajsh apo disa vitesh. Niveli i sigurisë që ju të dy ndjeni për vazhdimësinë e lidhjes është element shumë i rëndësishëm.

6. Kujdes qëndrimin!

Që një lidhje në distance të funksionojë, ti dhe partneri yt duhet te jeni te bindur që lidhja mund të fuksionojë. Pra, duhet ta doni atë marrëdhënie pa kushte. Kur çiftet kanë dyshime për vlefshmerinë e marrëdhënies së krijuar, gjasat që kjo marrëdhënie do të jetë e sukseshme ulen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.