Kryesore

8 situata që njerëzit i konsiderojnë si ‘egoiste’, por në fakt janë shumë normale!

12:45 - 19.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse dikush ju quan egoist, mund të mos ju duket kompliment. Por në disa raste, psikologët thonë se të jesh pak egoist nuk është domosdoshmërisht cilësi e keqe. Psikologët pretendojnë se është në natyrën tonë të mendojmë dhe të kujdesemi për nevojat tona më parë. Megjithatë, ky instikt ka krijuar një reputacion të keq dhe është bërë burim i emocioneve negative si frika dhe faji.




Më poshtë gjeni 8 situata tipike ku “egozimi i shëndetshëm” mund ta lërë personalitetin tuaj të rritet dhe të shkëlqejë.

Të shijosh kohën vetëm

Të merrni kohë për veten dhe të kujdeseni për nevojat tuaja është një pjesë shumë e rëndësishme e lumturisë suaj të përgjithshme. Njerëzit që ndërhyjnë gjatë momenteve kur doni të jeni vetëm mund ta kenë vetë të vështirë të qëndrojnë vetëm – ata mund të ndjehen të mërzitur ose të pakënaqur. Por ky nuk është faji juaj, dhe nuk ka pse të ndiheni keq për këtë.

Marrja e vendimeve ose drejtimeve në jetë ndryshe nga të tjerët (familjarë, miq)

Nëse nuk doni të martoheni, të keni fëmijë, apo edhe të keni një punë që shumica e njerëzve do ta konsideronin normale – kjo është zgjedhja juaj. Bëni zgjedhjet tuaja në jetë, sido që të jenë ato, edhe nëse jo të gjithë ju mbështesin.

Të mos ktheni përgjigje menjëherë

Ndërsa mund të jetë egoiste të neglizhoni njerëzit që mbështeten tek ju, nuk është egocentrike të vendosni përparësitë tuaja në radhë të parë. Nëse merrni një mesazh ose një telefonatë ndërsa jeni duke gatuar, është absolutisht në rregull të menaxhoni detyrat tuaja para se t’i përgjigjeni telefonatës. Mund t’i telefononi përsëri – dhe nuk keni pse të lini gjithçka mënjanë për t’ju përgjigjur dikujt.

Të përkëdhelni pak veten

Së bashku me kujdesin për ata që janë afër jush, është jetike të kujdeseni edhe për veten, duke filluar nga të qëndruarit vetëm (pika 1) deri tek veprime si blerja një palë këpucëve të reja etj. Trajtojeni veten ashtu siç trajtoni njerëzit që doni!

Ndarja/Divorci

Edhe kur martesa nuk funksionon, çiftet qëndrojnë bashkë për hir të fëmijëve. Ata janë të bindur se fëmijët e tyre do të rriten më mirë në një familje në konflikt, përsa kohë që të dy prindërit janë “bashkë”. Mos harroni se fëmijët nuk do jenë kurrë të lumtur, nëse prindërit e tyre nuk janë të lumtur, edhe nëse të gjithë janë pranë fizikisht.

Rregulli: “Respektoni të moshuarit”

Të gjithë biem dakord me rregullin universal se duhet t’i respektojnë dhe ndihmojmë të moshuarit. Por, kjo nuk do të thotë që duhet të mbështetemi tek ta për çdo vendim jete dhe për gjithçka që është ose jo e duhura për ne.

Të mos jesh një “prind ideal”

Psikologët në të gjithë botën janë unanim në mendimin se kujdesi për veten nuk është një luks, por një pjesë thelbësore e të qenit një prind i mirë. Nëse dita tipike e një prindi është aq e mbushur me aktivitete për fëmijët, por në të njëjtën kohë nuk ka ndonjë aktivitet për të, herët a vonë kjo mund të çojë në shpërthime emocionale dhe madje edhe depresion. Pra, të gjeni pak kohë për veten tuaj nuk ju bën prindër më pak të mirë, përkundrazi.

Të mos kesh fëmijë

Shumë prej nesh rriten duke u mësuar se duhet të kemi fëmijë dhe se jeta jonë do të jetë e paplotë pa ta. Prindërimi është një gëzim i madh, por është më mirë ta filloni vullnetarisht, pa ndonjë presion ose detyrim. Kjo është arsyeja pse një person që nuk dëshiron të ketë fëmijë nuk është egoist.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.