Kryesore

Do bëhen prindër, Dori i ‘Fiks Fare’ dhe partnerja zbulojnë gjininë e bebit

21:30 - 19.07.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak kohë më parë Dorian Ramaliu, moderatori i “Fiks Fare” zbuloi se do të bëhet baba. Ai publikoi disa foto krah partneres, e cila shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe me ekon e bebes në dorë.




Ditën e sotme Dori dhe Iva zbuluan dhe gjininë e bebit, gjatë programit “Pushime On Top”. Çifti i dashur për publikun do të bëhen me djalë dhe duket se Iva e kishte parandjerë këtë.

“Unë e ndjeja dhe i thashë Dorit, teksa po shihesha në pasqyrë te ashensori, po më duket vetja si mam çuni”, tha ajo.

Ndërkohë Dori shtoi: “Unë u ambientova me këtë idenë e çunit dhe u ambientova aq fort sa sinqerisht, tani mezi po pres që është çun”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.