Kryesore

Përkujtohet Fatos Arapi, hermetiku që ndryshoi poezinë, shkrimtarë e studiues vlerësojnë penën e tij: Jeta e tij ishte në kërcënim, por ai nuk u thye kurrë!

20:51 - 19.07.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qendra Kombëtare e Librit dhe Muzeu Historik Kombëtar kujtuan poetin Fatos Arapi, në datëlindjen e tij. I cilësuar si një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit XX, ai ra në sy për figuracionin, stilin dhe mesazhin që çuan në emancipim të poezisë, që sa e dallonte nga realizmi socialist, po aq i kthehej në një lak.




Poetja Mimoza Ahmeti u shpreh se “Vura re që Fatos Arapi kishte qenë partizan. Dhe ai ka marrë pjesë me idealin e tij, në ndërtimin e një qenieje që erdhi më pas dhe ai me sa duket nuk ishte fort dakord”.

Studiues, shkrimtarë e pedagogë folën për veçantitë e poetit, që mundi të nxjerrë njeriun nga konteksti mbytës, duke përcjelle me gjuhë ambige ankthin dhe pasiguritë e shoqërisë.

Shkrimtari Besnik Mustafaj: “Ai i kishte shkruar ndërkohë, unë kam lindur në kohë tjetër, kandil lirie, në tempull të vjetër. Ai ishte kritikuar në mënyrë të vazhdueshme për hermetizmin e tij dhe vepra e tij ishte cunguar pareshtur, por edhe jeta e tij ishte mbajtur në një kërcënim të pandërprerë duke ia vështirësuar skajshmërisht ekzistencën. Hermetizmi ishte klasifikuar politikisht si fenomen kundrarevolucionar që do të thotë se bartësit e tij ishin objekt i sigurimit. Fatos Arapi nuk u thye megjithatë”.

“Veprat iu cungua, ndersa jeta e tij ishte ne kercenim”.

Ai vijoi të shkruajë me ardhjen e lirisë, për të kapur kohën e humbur duke e ditur që nuk kishte shumë kohë. dhe sa më shumë lartohej poeti, po aq fshihej njeriu, që deri në fund të jetës, u kthye sa në një eremit, po aq në një mit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.